Kamza dhe Vllaznia janë dy skuadrat të cilat po “luftojnë” për të qëndruar në Superiore.
Kamzalinjtë janë më favoritë pasi ndodhen 2 pikë larg shkodranëve, teksa ka mbetur vetëm një ndeshje për t’u luajtur.
Ka shumë aludime, megjithatë zyrtarisht vendosët të mërkurën për ekipin që bie nga elita.
Një “skenar” është se do të jetë sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku që do të vendosë përmes “shortit” me monedhë për skuadrën që bie këtë sezon nga Superiorja. Megjithatë kjo do të ndodhë nëse:
Skënderbeu – Vllaznia përfundon me rezultatin 0-3 dhe Partizani – Kamza mbyllet në barazim pa gola.
Rasti i dytë nëse takimet mbyllen me këto rezultate:
Skënderbeu – Vllaznia 1-4 2-5 3-6 … (diferencë 3 golash)
Partizani – Kamza 1-1 2-2 3-3 … (barazim)