Jashtë fushe fiton edhe Kamza Basket, që mundi 71-61 në Shkodër skuadrën e Vllaznisë, që po humbet ndjeshëm shkëlqim nga java në javë.

Miqtë nga Kamza patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, duke përballuar me sukses sulmet e skuadrës shkodrane për të fituar.

Tashmë ekipi kamzali synon vendin e katërt dhe të fundit që të çon në play off.

Humbja e sotme e Vllaznise padyshime qe duhet te vere alarmin ne rradhet e kesaj skuadre. Tashme ajo rrezikon seriozisht edhe vendin e katert ne renditje.

Diçka e pafalshme per nje nga ekipet i cili ne pese vitet e meparshme i ka dhene tonin basketbollit shqiptar duke fituar edhe disa trofe.

Brenda nje kohe te shkurter, ai tashme eshte shnderruar ne nje ekip te cilin e mund kushdo dhe kete e tregoi edhe Kamza sonte ne “Qazim Dervishi”.