Kamza duket se ka një qëllim të qartë në këtë sezon. Mbijetesa duhet të arrihet me çdo kusht dhe për ta bërë sa më të lehtë, drejtuesit e Kamzës kanë nisur nga puna për afrimin futbollistëve që mund të ndihmojnë Ernest Gjokën në arritjen e objektivave.
Gjatë ditës së sotme, me Kamzën ka firmosur sulmuesi 27-vjeçar meksikan, David Izazola i cili vjen nga kampionati meksikan ku së fundmi, luante për skuadrën e Atlantas. Izazola ka qenë në të kaluarën e tij edhe futbollist i Meksikës U20, ku ka zhvilluar 5 ndeshje si edhe ka shënuar 1 gol.
“Klubi njofton arritjen e akordit me sulmuesin David Izazola. Shumë shpejtë lojtari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje”, shkruhej në njoftimin e klubit. Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, ishte portieri Ilir Avdyli ai i cili rinovoi me Kamzën. /vipsport/