Kamza dhe Vllaznia e kane mbyllur ne barazim 0-0 pjesen e pare te ndeshjes qe eshte duke u zhvilluar tani ne Kamez.
Skuadra shkodrane e nisi lojen me formacionin e saj me te mire megjithate ne minutat e para nuk arriti te orientohej siç duhet ne fushen e lojes.
Madje ne minuten e 4-te vendasit kane qene shume prane golit. Me kalimin e minutave, Vllaznia e permiresoi disi lojen e saj megjithate pa u ngjitur per asnje moment ne lartesine e duhur.
Kuqebluve u kane munguar rastet ne kete pjese te pare. Nderkohe Plaku ka qene nje rrezik i vazhdueshem per mbrojtjen shkodrane dhe portierin Sherri. Megjithate pjesa e pare nuk ka dhuruar gol.