Ka përfunduar ndeshja mes Skënderbeut dhe Kamzës, me rezultatin 3-2. Skënderbeu kaloi shumë shpejt në avantazh, që në minutën e 17, me anë të Muzakës, i cili shënooi nga goditja e këndit.

Më pas, në minuën e 28, Soëe dyfishoi shifrat.

Por, Kamza barazoi shumë shpejt, falë dy golave të realizuar në minutat 35 dhe 45, me Zguron, i cili shënoi një supergol.

Me fillimin e pjesës së dytë, Skënderbeu shënoi me anë të James, duke i dhënë fund praktikisht takimit, pasi deri në fund nuk u shënua asnjë gol.

Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu forcon pozitat në vendin e parë, ndërsa Kamza rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Skënderbeu – Kamza 3-2 (MUZAKA 16′, Sowe 26, Xhejms 47’/ 35′, Zguro 45′)