Neser pasdite ne Kamez me 99 per qind do te vendoset nje nga verdiktet e kampionatit te basketbollit per meshkuj: Ai per skuadren qe do te bjere nga kategoria.
Do te perballen me njera- tjetren skuadra vendase Kamza dhe Vllaznia. Te dyja ndajne vendin e fundit dhe te parafundit me te njejten kuote pikesh, çka do te thote se kush fiton neser thuajse e ka siguruar qendrimin ne Superlige ndersa kush humbet, sezonin e ardhshem do te luaje nje kategori me poshte.
Ajo çfare te ben pershtypje eshte se nje vit me pare keto dy skuadra luftuan fort edhe ne futboll per te mos rene nga Superliga dhe pas barazimit ne Shkoder, e pesoi Vllaznia.
Tashme historia perseritet, por kete here ne basketboll dhe me ndryshimin se takimi do te luhet ne Kamez. Mbase, Vllaznia e basketbollit duhet te luaje jo vetem per vete, por edhe per te marre “hakun” e futbollit.
Ajo pritet te kete edhe mbeshtetjen e shume tifozeve shkodrane qe mendohet te jene ne sallen sportive te Kamez, per te mbeshtetur kuqeblute e drejtuar nga trajneri Plantak sepse presidenti Xhaferi ka vene disa autobuze ne dispozicion per ta.
Te shpresojme qe ekipi shkodran kete here te tregoje vlerat e veta dhe te mos kete te njejtin fat si ai i futbollit, por te fitoje e te siguroje mbijetesen, ne menyre qe sezonin e ardhshem pastaj te ndertoje planet per nje Vllazni krejt ndryshe, nje Vllaznia pretendente.
© shkodrasport.com