Java e nëntë e Superligës shqiptare ka nisur sot me një surprizë. Kamza debutuese në kampionat, ka mundur me rezultatin 1-0 Partizanin. Një fitore e cila padyshim që i jep edhe më shumë rëndësi ecurisë së kamzalinjve që janë vërtetë surpriza e këtij sezoni. Interesant është fakti se fatin e ndeshjes së sotme e ka vendosur një futbollist…koplikas.

Bëhet fjalë për Ersil Ymerin. Ish- futbollisti i Akademisë Vllaznia ka disa sezone që është pjesë e Kamzës dhe sot ka spikatur me golin e tij shumë të rëndësishëm. 23 vjeçari në këtë mënyrë “ka vënë vulën” e tij tek kjo ndeshje dhe Ymeri për këtë arsye, pritet të shndërrohet në një lojtar të rëndësishëm edhe për vazhdimin e mëtejshëm të kampionatit për skuadrën e tij.

© shkodrasport.com