Klubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” se do të nisë përgatitjen ditën e hënë. Sipas të gjitha gjasave italiani Pietro Vierkovud nuk do të jetë pjesë e Kamzës, pasi ata njoftojnë se trajneri i ri do të vendoset brenda kësaj jave.

Nga sa duket, eshte rikthyer serish ideja e uljes ne pankine te ish- trajnerit te Vllaznise Ernest Gjoka megjithate kjo mbetet per t’u konfirmuar ne ditet e ardhshme. Ky është njoftimi i plotë i klubit:

Ekipi do te nis stervitjen diten e hene 09.07.2018, ne kuader te pergatitjeve per sezonin e ri 2018-2019.
Te pranishem do te jene te gjithe lojtaret nenkontrat, por sigurisht do te kete edhe prurje te reja qe do te testohen nga ana e stafit teknik.

Trajneri i ri do te vendoset brenda kesaj jave dhe do te behet publik per mediat dhe opinionin sportiv shume shpejte.

KF Kamza