Klubi i Kamzës nuk ka ngurruar të akuzojë Vllazninë dhe Kukësin për teatër në ndeshjen e sotme të luajtur në “Loro Boriçi” ku shkodranët gjetën lehtësisht fitoren dhe ngushtuan në dy pikë diferencën në luftën për mbijetesë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke treguar një foto nga ndeshja në fjalë, në një aksion pak çaste para golit të dytë të shkodranëve, kamzalinjtë e kanë cilësuar këtë që po zhvillohet si Superligën e pazareve dhe qokave.
POSTIMI I KAMZËS
Meqenëse reagimet dhe parashikimet tona janë të pabaza dhe shpifje atëherë e ftojmë të gjithë opinionin publik apo edhe ato që nuk ishin dakord me deklaratat tona të komentojnë pak golin e dytë të shënuar nga Vllaznia.
Kjo nuk është Superliga shqiptare por është Superliga e pazareve dhe qokave.
Por ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë të luftojmë deri në minutën e fundit sepse nuk na ka falur njeri deri më tani dhe çdo pikë të marrë e kemi me mund e me gjak.