Takimi që do të nisë në orën 14.00 në Kamëz në mes skuadrës vendase dhe Vllaznisë, konsiderohet shumë i rëndësishëm për të dy ekipet.

Secili do të kërkojë fitoren e cila në fakt do t’u bënte shumë punë. Por nga ana tjetër, ata me shumë siguri duan edhe drejtësi në fushë.

Sidomos Vllaznia këtë gjë kërkon dhe e ka bërë të qartë edhe mbrëmë përmes faqes së saj zyrtare.

Vetë FSHF duke parë rëndësinë e ndeshjes ka vendosur që atë ta drejtojnë 6 arbitra.

Kryesor do të jetë një nga më të mirët e Shqipërisë Enea Jorgji, ndërkohë që asistentë do të jenë Rudin Preça dhe Astrit Mahmuti.

Ndërkohë arbitër i katërt do të elbasanasi Emigers Ganxhi. Sakaq, dy asistentët pas porte do të jenë vlonjati Klajdi Kola në një anë dhe elbasanasi Fatjon Xhemalaj.

Federata ndërkohë ka caktuar si delegat të saj në këtë ndeshje Marjus Sulejmanin ndërsa vëzhgues i arbitrave do të jetë vlonjati Pajtim Aliko.
© shkodrasport.com