Paraqitjet e fundit të Barcelonës që i hoqën nga duart një titull kampion që dukej i fituar, e për më tepër loja zhgënjyese e katalanasve, ka kthyer ekipin në epiqendër kritikash, të cilat i kanë pranuar publikisht edhe lojtarët duke filluar nga Lionel Mesi.

Por Viktor Font, kandidati për president në zgjedhjet e klubit katalanas, shkon edhe më larg duke deklaruar se kjo skuadër rrezikon fundin e një cikli që do ta linte për shumë kohë pa fituar.

“Barça sot rrezikon seriozisht që të kthehet në një Milan të ri apo në një Mançester Junajtid, nuk është në gjendje që të konkurrojë për objektiva më të rëndësishëm. Mesi nuk është i lumtur dhe dyshon për të ardhmen e tij, me shumë mundësi është i stresuar nga fakti se nuk ka mundur të fitojë në këto vite të fundit, sidomos në Ligën e Kampioneve.

Nëse do të zgjidhem president, do të mundohem në çdo mënyrë që Leo të qëndrojë këtu deri në fundin e karrierës dhe të synojë të fitojë edhe dy Champions të tjera me këtë fanellë”, tha ai. /vipsport/