N’Golo Kante duket gjithnjë e më shumë larg Chelsea-t, por nuk përjashtohet qëndrimi i tij edhe për disa vite në “Stamford Bridge”. Mesfushori francez ka refuzuar propozimin e fundit për rinovimit e kontratës me londinezët (kontratë dyvjeçare plus një sezon të tretë opsional, me një ulje të ndjeshme të pagës).

Kante, në fakt, dëshiron të largohet nga Premier League dhe po pret që Barcelona të lëvize për t’i ofruar një kontratë që përmbush kërkesat e tij financiare.

Përfaqësuesit ligjorë të Kantesë kanë qenë duke negociuar me Chelsea-n pavarësisht se futbollisti gjatë gjithë sezonit ka qëndruar më shumë i dëmtuar.

Si klubi anglez ashtu edhe futbollisti e kanë të qartë se pas rikuperimit të plotë francezi mund të kthehet ai që i ka ofruar Chelsea-t performancën më të mirë në vitet e fundit.

Pavarësisht gjithçkaje, propozimi i Chelseat nuk ka qenë plotësisht i kënaqshëm dhe ata janë të hapur për të dëgjuar ofertat.

Barça, përmes zonës së saj sportive, iu afrua Kantésë disa muaj më parë. Duke qenë në fund të kontratës, mesfushori u konsiderua një nënshkrim potencialisht interesant dhe njerëzit kanë folur pa marrë një vendim përfundimtar.

Drejtuesit e Barcelonës nuk kanë arritur konsensus total me lojtarin, megjithatë ai ende shihet si përforcim i vlefshëm, sigurisht nëse është fizikisht në njëqind për qind. Barça e ka të qartë se Kante kërkon tri vite të garantuara ë kontratë.