Fundi i pjesës së parë të ndeshjes mes Real Madrid dhe PSG në Ligën e Kampioneve është shoqëruar me polemika të shumta pas kaosit që gjyqtari Artur Dias shkaktoi me vendimet e tij. Ose më saktësisht, me vendimin që ndryshoi pas një sinjalizimi nga salla e VAR.

Fillimisht, gjyqtari akordoi faull jashtë zone të Kurtua ndaj Ikardit, edhe pse ishte brenda saj, duke i dhënë karton të kuq portierit të Realit e urdhëruar largimin e tij nga fusha.

Të gjithë pritnin që me VAR, gjyqtari të ndërronte vendimin, pasi duhej të akordonte penallti dhe të hiqte të kuqin e Kurtua, meqë është anuluar “dënimi i trefishtë”.

Por më pas, për çudinë e të gjithëve, gjyqtari me VAR anuloi vendimin e tij plotësisht, përfshirë edhe penalltinë, pasi kishte parë një faull në mesfushë ndaj Marcelos në fillimin e aksionit, një vendim që shkaktoi kaos e polemika në fushën e lojës. /vipsport/