Këtë fundjavë duhej të ishin zhvilluar ndeshjet e javës së parë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Ekipet ishin bërë gati për startin e takimeve të para zyrtare për këtë vit, por ditën e enjte janë njoftuar nga personat përgjegjës të Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit që ndeshjet do të shtyhen.
Më interesantja është se nuk kanë dhënë asnjë arsye pse ndodh kështu duke bërë që starti i fazës së dytë të shtyhet për në gjysmën e muajit mars, çka nuk ka ndodhur në vitet e kaluara. Një shtyrje e tillë është e pakuptimtë sepse edhe ekipet nuk e kanë të qartë se kur duhet të bëhen gati për ndeshje.
Viti 2020 duket se ka nisur me një kolaps total në futbollin e femrave në vendin tonë. Zakonisht në fund të janarit dhe fillim të shkurtit, janë zhvilluar ndeshjet e Kupës së Shqipërisë por sivjet u vendos që ky kompeticion të shtyhej për në gjysmën e dytë të majit dhe fillim të qershorit.
Ndeshjet e Kupës u zëvendësuan me një aktivitet të krijuar për herë të parë, kupën e minifutbollit që gjoja u organizua për të mbajtur futbollistet në tonus ngaqë kombëtarja ka ndeshje zyrtare dhe ndeshje të tilla do t’i ndihmonin pjestaret e saj për të ruajtur formën fizike.
Pas kupës së minifutbolit, kombëtarja zhvilloi një stërvitje njëjavore në Ulqin dhe më pas duhej të fillonte kampionati por për të dytën javë rresht, kjo nuk ndodhi. Javën e ardhshme, pikërisht më 11 maj, kombëtarja do të zhvillojë ndeshjen e saj ndaj Qipros dhe pas saj më në fund pritet të ristartojë kampionati.
Një rrëmujë totale për të gjithë ekipet megjithatë ky është realiteti dhe tashmë ato duhet të presin njoftimin e rradhës se kur do të jenë ndeshjet e rradhës për kampionat.
www.shkodrasport.com