Fabio Kapelo është rikthyer të flas. Pasi ka shëtitur botën duket se i ka dhënë fund karrierës së tij si trajner.
Ai ka drejtuar kombëtaren angleze dhe atë ruse por edhe shumë klube. “ Kam drejtuar 2 kombëtare të mëdha dhe them se mjafton për mua.
Për sa i përket klubeve, Jiangsu ishte eksperienca e fundit për mua si trajner.
I kam provuar të gjitha. Tani dua të jem komentator sportiv, të paktën aty fiton gjithmonë” shprehet Kapelo.
Gjithashtu ai ruan edhe opinionin të tij për nivelin e futbollit italian. “Italianët si trajnerë janë shumë të aftë por është e vështirë të shkosh lart me lojtarë mediokër.
Në Itali mungojnë lojtarët lider dhe me cilësi. Shpresoj që Mançini të bëj mirë, por unë them se mungon shumë talenti, nuk ka gjak të ri”, përfundon Don Fabio.