Fabio Kapelo ka qenë një nga ata trajnerët e famshëm, që ka trajnuar shumë ekipe të mëdha dhe shumë kampionë.
KapeloPrestigjozja “Corriere Dello Sport” na rikujton se cili është formacioni më i mirë që Kapelo ka zgjedhur nga lojtarët, të cilët i ka trajnuar gjatë karrierës së tij.
Skema e zgjedhur nga Kapelo është 4-3-3 dhe në këtë formacion ka shumë lojtarë të Milanit të vitit 1993-1994.
Kapelo nuk kishte kë të zgjidhte në portë, tjetër përveç Bufonit. Në mbrojtje janë Kafu, Maldini, Barezi dhe Roberto Karlos. Në mesfushë nëse mund ta quajmë mesfushë me këta lojtarë, janë zgjedhur Redondo, Rajkard, Saviseviç dhe Raul si i avancuar. Totti sulmues i tërhequr dhe Gulit/ Ronaldo me Van Bastenin në sulm.
Një formacion i frikshëm që nuk ka 11 lojtarë, por 13 pasi Kapelo e kishte shumë të vështirë të zgjidhte mes Gulit e Ronaldos dhe Redondos e Rajkardit.