Nëse në Shqipëri të kapësh një lojtar nga fanella e t’i mohosh një rast të pastër shënimi shpesh nuk ndëshkohet as me faull, në Belgjikë e marrin shumë seriozisht këtë situatë.
Këtë e ka kuptuar mirë qendërmbrojtësi i Muskron, Kristof Diedu, i cili e ka tepruar paksa me veprimet e tij kundër Sindri Gurit, aq sa përtej pezullimit për një ndeshje, është dënuar edhe me gjobë.
Më ndeshjen e Kupës së Belgjikës të fillimit të muajit mes Ostende dhe Muskron, Diedu humbi topin në dyluftim me Gurin dhe tërhoqi me forcë nga fanella lojtarin shqiptar i ciii po shkonte drejt portës. Gjyqtari i nxori kartonin e kuq, por kjo është cilësuar një sjellje antisportive më shumë se një tentativë për të ndalur kundërshtarin.
Ndaj vendimi i marrë kundër futbollistit është shoqëruar ha komisionet disiplinore me një gjobë prej 1 mijë eurosh për sjelljen e tij, një mesazh i qartë edhe për të gjithë të tjerët të cilët do të tentojnë të përsëritin gjëra të tilla në fushën e lojës. /vipsport/