Të premten pasdite në “Loro Boriçi” do të luhet kryendeshja e javës së 13-tët të kampionatit, ajo në mes dy ekipeve kryesuese, Vllaznisë dhe Tiranës.
Në prag të kësaj ndeshje, ka folur për mediat edhe kapiteni i ekipit durrsak Renato Arapi që ka dhënë një intervistë për emisionin “Fax Sport” duke thënë:
“Kemi disa ditë që mendojmë veç për ndeshjen me Vllazninë. E kemi studiuar mirë këtë kundërshtar, e kemi bërë edhe sot, do ta bëjmë edhe nesër kur të jemi të grumbulluar në hotel analizën e kësaj përballje.
E dimë që do të kemi përballë një kundërshtar të fortë që i ruan mirë ekuilibrat në fushën e lojës. Mendimi im është se në këtë ndeshje duhet të jemi të kujdesshëm sepse në rast humbje, do të na e vështirësonte shumë humbjen.
Kuptohet që ne do të shkojmë të bëjmë lojën tonë në Shkodër, por duhet të bëjmë kujdes edhe prapa. Jemi të vendosur për të bërë mirë në këtë kampionat, por ndeshja ndaj Vllaznisë në fakt është shumë e rëndësishme”./SHKODRA-SPORT.COM/