Tomas Suçek ka folur pas ndeshjes që Çekia barazoi 0-0 kundër Shqipërisë. Kapiteni çek u shfaq i kënaqur me pikën e marrë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Suçek pati një koment dhe për tifozët kuqezi, që nuk i kursyen vërshëllimat në himnin çek.
“Morëm një pikë jashtë, në një fushë të vështirë, mbajtëm portën e paprekur, kështu që janë disa gjëra pozitive. Që nga humbja në Gjeorgji, për të cilën akoma flasim, kemi pasur katër performanca me kualitet, kemi fituar dy dhe barazuar dy, që është e rëndësishme. Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment të martën.
Nëse do të kalonim në avantazh, do t’u duhej të hapeshin. Por mbrojtën të bashkuar dhe kjo dërgoi në barazim. Kanë shumë kualitet dhe është e vështirë t’i shtysh ato për 90 minuta.
Nuk kishin ndonjë rast për t’u përmendur, mendoj se ishim shumë më shumë të rrezikshëm. Doja të gjeja rrjetën, por nuk e arrita topin si duhet. Gjëja më e rëndësishme është se akoma kryesojmë grupin.
Ne u fokusuam në veten tonë. Sa për sjelljen e papërshtatshme nga tifozët, le ta zgjidhë federata e tyre”, u shpreh kapiteni Suçek.