Nese flasim per Veleçikun aktual, padyshim qe nuk mund te anashkalosh kurrsesi nje emer qe eshte kthyer ne nje ikone te tij. Behet fjale per kapitenin Besard Çokaj i cili luan prej 13 vitesh me kete skuader. Ne nje interviste per “Sport Ekspres”, ai ka folur per karrieren e tij
“E kam nisur 17 vjeç te Veleçiku dhe në këtë rrugë të gjatë deri më sot kam luajtur në tre sezone në Kategorinë e Parë. Dallimi është i madh dhe shoh se në këtë sezon është Veleçiku më i mirë se në dy pjesëmarrjet e tjera në Kategorinë e Parë.
Nuk kemi synim vetëm një pjesëmarrje në këtë kategori”, kështu deklaron Çokaj për SportEkspres.com, duke theksuar më pas se nga starti deri në javën e 14-të synimet kanë ndryshuar.
“Në fillimin e këtij sezoni Veleçiku kishte si synim primar qëndrimin në grupin e mbijetesës, por gradualisht skuadra erdhi në rritje dhe po tregon se ka mundësi për më shumë. Nëse ne do të kishim stadiumin tonë të licencuar dhe do t’i zhvillonim ndeshjet në shtëpi, besoj se Veleçiku do të kishte më shumë pikë në renditje”.