Ekipi i Vllaznise diten e djeshme ka nisur pergatitjet per sfiden e kupes ndaj Partizanit teksa ka zhvilluar seancen e pare ne palester, nderkohe qe sot ka zbritur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Por ajo qe ka rene ne sy ka qene mungesa ne kete seance e kapitenit Erdenis Gurishta dhe e sulmuesit Liridon Latifi. Ne fakt, te dy ata kane qene te pranishem fillimisht ne ambjentet e stadiumit, por me pas nuk jane pare ne “Reshit Rusi”.

Arsyeja ka qene e thjeshte. Ne bashkebisedim me stafin teknik dhe me ate mjekesor, eshte rene dakord qe te dy keta lojtare te zhvillojne nje seance ne palester.

Kjo nuk do te thote se ata po pergatiten per te qene ne fushe te merkuren e ardhshme ndaj Partizanit. Ndonese vendimi perfundimtar per ta, do te merret ne ditet ne vijim, gjasat jane qe te jene pjese e formacionit.

Ne fakt si Gurishta ashtu dhe Latifi jane dy pika shume te forta te Vllaznise dhe me to ne fushe, skuadra eshte me e forte dhe keshtu shpresojne te ndodhe ndaj te kuqve, per te marre rezultatin e duhur qe do t’i afroje ata edhe me shume me kualifikimin./SHKODRA-SPORT.COM/