Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të diel sfidën e radhës ndaj Francës. Në ambientet e “Air Albania Stadium” ka dalë në konferencë trajneri Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj. Shkodrani ka folur për ndeshjen e barazuar me Andorrën, stadiumin e ri, Francën dhe të ardhmen e tij.

“Besoj se do futemi në fushë jo si ajo me Andorrën, pasi ishim në nivel mendor poshtë. E kemi kuptuar këtë gabim dhe do jemi me mentalitet tjetër.  Franca ka shuma ka shumë kampiona, me emra të mëdhenj dhe pretigj. Kanë grup më të mirë se kualifikueset e kaluara.

Edhe ne jemi rritur në grupin tonë, duhet të luajmë me zemër, siç e treguam në ndeshjet e tjera. Më shumë më ndihmon brohorima e tifozëve tanë. Nëse është Totti në stadium do jetë nder për në. Për momentim jam lojtar i Napolit dhe duhet të rregulloj vendin tim aty”.

Prisni një dhuratë nga Franca, apo do e marrim një rezultat pozitiv?

Nuk besoj se kampionët e Francës do vijnë të na falin pikë për stadiumin e ri. Ata janë profesionistë dhe nuk e kanë kalimtare. Ne duhet të tregojmë forcën tonë, atë që kemi treguar në ndeshjet e tjera pasi nuk është se shëtisim në fushë.

“Nuk po luajmë keq, me ardhjen e trajnerit të ri kemi fituar besim. Filmi “Triumf” më dha shumë emocione që nuk i kam përjetuar në fushë. Ndeshja ndaj Francës është e veçantë pasi as në ëndërr nuk e kemi pasur në Shqipëri. Do Zoti që ta inaugurojmë me një fitore.”

“Duhet ta harrojmë ndeshjen me Andorrën. Si kapiten ndihem gati të jap 120 përqind dhe nesër duhet të japim maksimumin. Duhet të jemi të qetë, mos kemi frikë të luajmë topin ndaj kampionëve të fushës. Duhet të bëjmë atë që dimë më mirë”, ka përfunduar Hysaj./ visport/