Kemi finalisten e parë të FA Cup: Arsenali! “Topçinjtë” e Londrës mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 ekipin e Manchester City, duke marrë një fitore të madhe në mitikun “Wembley”.

Dy gola nga Aubameyang, kapiteni i skuadrës, mjaftuan që Arsenali të shtangë djemtë e Guardiolës dhe të sigurojë biletën e parë të finales së trofeut më të vjetër në botë.

City dominoi në qarkullim topi dhe raste të krijuara, ndërsa Arsenali cinik, iu fal shpejtësisë së Aubameyang në dy kundërsulme. City i Guardiolës e mbyll sezonin në Angli me vetëm një Carabao Cup, ndërsa Arsenali, ka mundësi reale të fitojë një trofe këtë sezon. Gjysmëfinalja tjetër, luhet mes Chelsea dhe Manchester United nesër./abcnews/

FA Cup, gjysmëfinale

Arsenal – Manchester City 2-0
Aubameyang 19’ 71′