Lajme të mira vijnë edhe nga kapiteni i Vllaznisë. Erdenis Gurishta ka kryer një ditë më parë tamponin e dytë dhe shpreson që këtë herë do të dalë negativ.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, lojtari thekson se ndihet shumë mirë dhe pret që ndoshta deri nesër të marrë vesh nëse është shëruar plotësisht nga Koronavirusi.

“Nuk kam ndier asnjë shqetësim prej ditësh. Vetëm ditët e para kam pasur pak temperaturë, pastaj kam qenë shumë mirë. Në shtëpi po stërvitem në mënyrë individuale dhe nuk ndiej as problemin më të vogël.

Kjo më bën që të besoj se kjo analizë e dytë do të dalë negative”, është shprehur kapiteni, i cili pret që t’i rikthehet sa më shpejt edhe stërvitjes.

Kujtojme se Gurishta ishte i pari nga futbollistet e Vllaznise qe rezultoi pozitiv me covid-19, nderkohe qe pas tij u infektuan Imami e me rradhe edhe gjashte pjestare te tjere te skuadres kuqeblu.