Vllaznia fitoi ndaj Bylisit pasditen e sotme dhe vazhdon te kryesoje me merite renditjen e kampionatit pas javes se gjashte te tij.
Paraqitja e te gjithe ekipit ka qene shume e mire dhe nuk mund te veçosh asnjerin per formen e treguar sepse secili ka dhene maksimumin e tij.
Edhe kapiteni Erdenis Gurishta, ka qene ne lartesine e duhur duke bere nje performance shume te mire dhe ne fund pastaj ka gezuar bashke me shoket e ekipit dhe me stafin teknik fitoren e arritur.
Nderkohe numri 2 i kuqebluve permes nje statusi te publikuar pak me pare, ia ka dedikuar gjithçka po arrin, forces per te mos u dorezuar dhe kalimit te fatkeqesive.
“Forca nuk vjen nga fitorja, por nga betejat. Kur kalon fatkeqesi dhe vendos te mos dorezohesh, kjo quhet force!”- shkruan kapiteni Gurishta.