Gjyqtari akordon një 11-metërsh, portieri e pret. Gjyqtari kërkon ripërsëritjen e penalltisë, megjithëse nga përsëritja gjithçka duket e rregullt. Portieri i xhindosur i drejtohet me revolta, e për këtë arsye ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Zëvendësimet ishin kryer të gjitha dhe në portë futet kapiteni i skuadrës për të pritur penalltinë.
Dhe ashtu ndodhi, kundërshtari godet në të njëjtin krah që më herët ja priti portieri topin dhe kapiteni i shndërruar në portier bën të njëjtën gjë. E gjitha kjo ka ndodhur në një ndeshje të ligës U19 në Katar.