Manuel Nojer shënoi një moment special në karrierë si portier profesionist ndaj një rivali të denjë si Mançester Junajtid, plot 700 ndeshje në nivel klubesh. Gardiani gjerman e kreu debutimin në moshën 20 vjeç, 4 muaj e 23 ditë, konkretisht në takimin Alemania Ashen-Shalke, 19 gusht të vitit 2006, e përfunduar me fitore.

Në sezonin 2011-2012 Nojeri ndërmori hapin e madh në karrierë, kalimin nga Shalke te Bajerni . Numri “1” i kampionëve të Bundesligës ka fituar çdo trofe të mundshëm në karrierë, ndërsa takimi me “djajtë” në Ligën e Kampionëve i shtojë një tjetër arritje “palmaresit” individual, 700 prezenca në rang klubesh, statistikë e jashtëzakonshme. Pas “përplasjes” me Junajtidin, nuk kishte se si të mungonin fjalët e protagonistit të kësaj të dhëne madhështore:

NOJER – “Te jemi realist, nuk e dija rreth këtij numri magjik prezencash. E ndjejë veten në formë të shkëlqyer fizike. Pas rikthimit në fushë prisja rikuperim gradual të formës sime, por kam evoluar më ritëm të kënaqshëm dhe për këtë element jam i kënaqur. Sigurisht rreth arritjes së mësipërme e konsiderojë veten të privilegjuar. Mirënjohës pafundësisht stafit mjekësor që më bëri të jem edhe njëherë pjesë e lojës që dashuroj, futbollit.

Rreth objektivave pas kalimit në raundin me eliminim direkt në Champions, ne i kemi të gjitha mundësitë për të fituar gjithçka në çdo kompeticion. Nëse luajmë më të njëjtin ritëm si kundër Junajtidit, do jetë pozitive mbi vazhdimësinë. Nuk e mohojë ambicien për ti shkuar deri në fund Ligës së Kampionëve në sezonin aktual”, e mbylli prononcimin Manuel Nojer, i cili e ka fituar rolin e titullarit të padiskutueshëm në ekip, pas rikuperimit nga lëndimi i rëndë në sportin e skisë, ku theu e këmbën.