Përfaqësuesja e Gjermanisë nuk po përjeton moment aspak të qetë, e ku disfata me Turqinë trazojë “ujërat”. Dueli me Austrinë ishte “varka e shpëtimit” për Nagelsmanin, aty ku vendosja e lojtarëve të caktuar në pozicione të çuditshme krahas rolit natyral u bë vatër “zjarri”, aq sa u hodh edhe hipoteza e shkarkimit, por u eliminua menjëherë si diskutim nga Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Bernd Nojendorf.
Ilkai Gyndoan, me shiritin e kapiten në humbjen ndaj Austrisë është shfryrë në zonën e intervistave, duke thënë se problemet në ekip janë të dukshme, madje jo vetëm në prapavijë: “Nëse do të thoja se mbrojtja ishte problemi i vetëm, do të gënjeja. Grupi nuk po funksionon. Ishim ne që ua bëmë të thjeshtë fitoren austriakëve.
Mjafton ta analizojmë nisjen e lojës nga mbrapa për të kuptuar ngërçin e skuadrës. Kartoni i kuq i Sanes i përmblodhi të gjitha.
Koha të reflektojë, përndryshe do të jetë një paraqitje zhgënjyese në Kampionatin Europian”, përfundoi Gundogan, i cili u zëvendësua pas pjesë së parë, si zgjedhje e Nagelsmanit.