Partizani fitoi miqesoren ndaj Luzit me shifrat 6-1 ne nje ndeshje, te cilen djemte e trajnerit Colella e kthyen ne seance stervitore.

Pas kesaj perballjeje miqesore, ne nje prononcim per “Panorama Sport”, kapiteni i te kuqve, Eneo Bitri, foli per gjendjen e skuadres dhe tha se Partizani eshte gati per Vllaznine.

“Te premten ndaj Vllaznise eshte ndeshja e rradhes, te ciles duhet t’i marrim maksimumin, sic luftojme ne cdo ndeshje tjeter.

Vllaznia ka nje skuader me shume eksperience, por ne do t’i studiojme me hollesi dhe do te mundohemi t’u gjejme pikat e forta dhe te dobeta atyre”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtesi i Partizanit, Eneo Bitri.
Maringlen ZHIVANI