Kosovën e pret një e ardhme e ndritur në nivelin futbollistik ndërkombëtar. Kjo mund të thuhet fare mirë me siguri të plotë duke parë numrin e madh të talenteve të shpërndarë nëpër Europë e që luajnë aktualisht për ekipin më të ri në Ballkan.
Së fundmi një tjetër element mjaft i rëndësishëm ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Kombëtaren e Kosovës.
Bëhet fjalë për 15-vjeçarin Behar Neziri, që aktualisht është kapiten i ekipit U-16 të Bayern Munich në Gjermani.
Siç raporton “gazeta sheshi” në Kosovë, në një intervistë të dhënë për mediat kosovare ai ka shprehur hapur qëllimin e tij për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës, që është vendlindja e prindërve të tij.