Pas tre vitesh me ekipet “Vllaznia B” dhe “Vllaznia U21”. Klaudio Leka duket se do te jete i detyruar te shohe per ndonje aventure tjeter ne karrieren e tij larg ngjyrave kuqeblu.
Fakti qe ne dy vitet e fundit ka qene kapiteni i ekipit te 21 vjeçareve te Vllaznise dhe njerit prej lojtareve me te rendesishem te ketij ekipi, nuk ka mjaftuar qe ai te merrte nje ftese qofte edhe per t’u testuar prane ekipit te pare.
Ne keto rrethana, 22 vjeçari duke qene se tashme nuk do te kete mundesi te luaje me kete ekip, eshte i detyruar te shohe per opsione te tjera per te vijuar karrieren e tij.
Burime prane “Shkodra Sport” bejne te ditur se disa ekipe te kategorise se pare kane shfaqur interes per te dhe duan ta bejne pjese te tyre, nderkohe qe po shihet edhe mundesia per t’iu bashkuar ndonjerit prej ekipeve te Superliges, megjithate çdo gje do te vendoset ne vijim.
Klaudio Leka luan si mesfushor qendre dhe dallohet per lojen plot temperament dhe vizionin e saj dhe mund te jene keto veçori tek te cilat ekipet e tjera ta vleresojne dhe ta bejne pjese te tyre futbollistin shkodran per sezonin e ardhshem.
Marinela MATIJA