Sot mban shiritin e kapitenit të Vllaznisë por Gilman Lika në këtë atmosferë pragndeshje të Shqipërisë ndaj Turqisë, është bërë edhe nostalgjik.

Ai ka kujtuar kohët kur ka qenë vetë pjesë e kombëtares kuqezi dhe për këtë arsye, ka postuar në profilin e tij në instagram një foto të periudhës kur ai luante me kombëtaren tonë dhe po ashtu shkruan: “Me fitore nesër. Suksese çuna”

Lika ka luajtur 19 ndeshje me ekipin tonë duke dhënë kontributin e tij në arritjen e disa rezultateve pozitive, megjithatë nesër mbrëma do jetë në tribunën e “Loro Boriçit” për të ndjekur dhe mbështetur kuqezinjtë në sfidën e tyre ndaj Turqisë.
© shkodrasport.com