Kapiteni i Vllaznise Bekim Balaj jo vetem eshte perzgjedhur si “Lojtari i ndeshjes” ndaj Laçit, por njekohesisht ka merituar nje vend edhe ne “Formacionin e javes” te publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit paraditen e sotme.
Ai eshte vleresuar per golin e shenuar, i 17-ti per te ne kampionat dhe po ashtu edhe per performancen e bere dhe si rrjedhoje kjo paraqitje eshte vleresuar nga stafi i trajnereve te ekipeve kombetare te moshave qe ka bere edhe perzgjedhjen e 11-shes me te mire te javes se 36-te te Superiores.
Pjese e ketij formacioni eshte edhe portieri i Bylisit Batista, mbrojtesi i Partizanit Preka dhe ai i Teutes, Kotebelli e po ashtu edhe Vera i Tiranes dhe Buxhelaj i Partizanit. Per mesfushen jane perzgjedhur Rafael i Tiranes, Pergjoni i Bylisit, Torraj i Teutes dhe Jarmouni i Tiranes.
Ndersa ne sulm perkrah Balajt eshte perzgjedhur edhe Mustapha i Bylisit, ndersa trajneri me i mire i kesaj jave eshte zgjedhur Gentian Mezani i Bylisit, pikerisht per ate fitore fantastike ne Korçe ndaj Skenderbeut, qe i siguroi ballshioteve qendrimin ne Superiore dhe “zhyti” nje kategori me poshte vendasit.(www.shkodrasport.com)
