Dita e sotme ka qenë e veçantë për kapitenin e Vllaznisë Gilman Lika. Ai ka festuar 32 vjetorin e lindjes bashkë me familjen dhe të afërmit e tij. Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar edhe urimi nga klubi Vllaznia.
Por sakaq, dita e nesërme pritet të jetë ajo e festës me ekipin ngaqë sot ka qenë pushim për të. Kapiteni me siguri do t’i ketë bërë gati “Red Bull”-at për shokët e ekipit dhe trajnerët sepse kjo është një praktikë që ndiqet tek Vllaznia.
Ai që ka ditëlindjen edhe i duhet të shpenzojë. Gjithsesi kjo pak rëndësi ka. Në skuadër ekziston një harmoni e plotë dhe të gjithë janë të bindur se janë në rrugën e duhur për rikthimin në Superligë.
Kuptohet, me kapiteni Lika në krye, i cili ndonëse sot festoi 32 vjetorin e lindjes, po “njeh një rini të dytë”.