Ne miqesoren e sotme te Vllaznise ndaj FK Labunishta te cilen shkodranet e kane fituar me rezultatin 2-1, ajo qe ka rene ne sy ka qene mungesa e kapitenit Gilman Lika. Lojtari me pervoje jo vetem qe nuk ka qene titullar por as rezerve dhe nisur nga kjo, interesimit te mediave per ndonje demtim te mundshem apo ndonje problem tjeter, i ka ardhur edhe shpjegimi i meposhtem nga stafi.

“Gilmani ka udhetuar drejt Shkodres me lejen e trajnerit Jonuz per t’iu gjendur prane bashkeshortes se tij e cila ndodhet e shtruar ne spital pasi i ka sjelle ne jete djalin e tij”.

Kapiteni kuqeblu kesisoj eshte bere “me krahe”. Ai tashme eshte edhe babai i nje djali te sapolindur. Ky eshte femija i tij i dyte, e para eshte vajza te cilen e shihni ne foto dhe qe Gilmani shpeshhere e ka marre edhe ne stadium.

Nuk dihet nese Lika do te kthehet serish ne Maqedonine e Veriut per te vijuar stervitjen me ekipin apo do ta prese ate ne Shkoder meqe diten e premte pritet qe Vllaznia te kthehet ne qytetin e saj.

Megjithate e rendesishme per momentin eshte qe djali i sapolindur dhe bashkeshortja e tij te jene mire. Te tjerat rregullohen. “Shkodra Sport” i uron jete te gjate e te lumtur pjestarit me te ri te familjes Lika!