Vllaznia U17 e ka mbyllur ne avantazh me rezultatin 1-0 ndeshjen e rradhes, ate ndaj Shkendise se Durresit qe po luan aktualisht ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Kjo ndeshje eshte e vlefshme per javen e tete te kampionatit te kesaj grupmoshe.

Nje gol i kapitenit Enes Papaj qe ne minuten e 3-te i ka vene ne udheheqje futbollistet shkodrane qe do te tentojne kesisoj te marrin fitoren e rradhes ne kampionat.

Perveç ketij goli, ata kane patur edhe raste te tjera shenimi por lojtaret e sulmit nuk ia kane dale dot t’i konkretizojne duke shenuar ne porten durrsake.

Ne rast fitoreje, Vllaznia U17 do te ngjitet ne kuoten e 19 pikeve. Siç dihet, humbja javen e kaluar ndaj Tiranes ne nje ndeshje te shoqeruar me probleme te medha per gjykimin, ka lene pasoja tek skuadra e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi sepse sot ajo duhej te ishte ne vendin e pare te renditjes.

Megjithate gara eshte e hapur deri ne fund dhe padiskutim qe Vllaznia U17 do ta tentoje titullin kampion. Ne perberje te saj ka lojtare cilesore te cilet po i shfaqin vlerat e tyre nga ndeshja ne ndeshje dhe per kete arsye, ata e meritojne te vleresohen si me te miret e kampionatit.
www.shkodrasport.com