Kapiteni i Besëlidhjes, Patrik Fetaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, në prag të ndeshjes që lezhjanët do të zhvillojnë në transfertë ndaj Burrelit ditën e nesërme. 23-vjeçari i ka cilësuar matjanët si rivalë kryesorë teksa është shprehur optimist për këtë përballje.
“Burreli është rivali ynë kryesor. Jemi përgatitur për të marrë më të mirën e kësaj ndeshje. Ekipi jonë ka ardhur në gjendje të mirë pas fitores me Korabin dhe do të shkojmë në Burrel vetëm për rezultat pozitiv. Ekipi është mirë nga ana psikologjike, me pak fat do të marrim më të mirën.
I gjithë ekipi ka ardhur në gjendje të mirë, kemi bërë afrime cilësore në merkato, po e tregojnë dhe ndeshjet. Çdo ndeshje ka qenë pozitiv. Lojërat ishin të përkryere.
Kënaqësi të jesh kapiten i qytetit tënd, do të jap më të mirën për këtë fanellë dhe besoj që Besëlidhja nuk do e diskutojë mbijetesën këtë sezon”, u shpreh Fetaj.