Vllaznia do të luajë këtë fundjavë kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme në basketboll për meshkuj. Ekipi shkodran është përgatitur maksimalisht dhe ndaj bardhebluve do të tentohet fitore.
Para kësaj sfide, ka dalë në konferencë për shtyp kapiteni Robert Shestani i cili ka deklaruar se ndaj kryeqytetasve, fitorja është objektivi i vetëm. Ai e sheh si sfidë të radhës, por nuk harron të vlerësojë paraqitjen e bardhebluve.
“Si kapiten i Vllaznisë në radhë të parë desha të ftoj të gjithë tifozët për mbështetjen e ekipit duke pasur parasysh se është një ndeshje kundër Tiranës, është një ndeshje derbi. Ekipi jonë për bën përgatitjet për ndeshjet. Është dita e fundit sot. Janë seancat e fundit stërvitore. Pavarësisht se këto javë kemi pasur 2-3 lojtarë të dëmtuar, por ekipi do të jetë i plotë gjatë ndeshjes.
Emocion? Për mendimin tim gjitha ndeshjet janë njësoj, si ndaj Tiranës, si ndaj Gogës apo edhe Teutës. E vlerësojmë Tiranën si një nga ekipet më të forta, pasi kanë disa vite që luajnë bashkë dhe e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Por ne i kemi marrë masat për këtë gjë dhe do të bëjmë një paraqitje dinjitoze duke fituar sigurisht.
Fitorja? Është detyrë shtëpie dhe paraqitja do të jetë sa më dinjitoze duke pasur parasysh që pastaj do të kemi ndeshjet e Balkan League, të cilat janë më të forta se këto të kampionatit shqiptar”, ka përfunduar para medieve ai. Kujtojmë që ndeshja Vllaznia – Tirana do të luhet nesër në orën 18:00, në sallën sportive “Qazim Dervishi”.