Abaz Karakaçi ka rinovuar me skuadrën e Kastriotit për sezonin e ri futbollistik. Në edicionin e ardhshëm, ai do të mbajë shiritin e kapitenit për fanelën krutane. Mesfushori ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falënderon presidentin për mundësinë e dhënë.

Shkodrani shpreh bindjen se Kastrioti do të rivalizojë deri në fund denjësisht çdo kundërshtar. Në postimin e tij, Karakaçi shkruante:

“I jam falënderues presidentit që besoi te unë për të shkuar më tej e gjithashtu për të gjithë tifozët e Kastriotit. Me bindje e them që këtë vit ne do të jemi një ekip luftarak dhe pretendues”.

Nga skuadra krutane jane larguar disa lojtare se fundi, por sipas informacioneve qe dalin prane saj, drejtuesit po punojne intensivisht per t’i zevendesuar me lojtaret e duhur, per te ndertuar nje ekip konkurrues ashtu siç u shfaqen ne gjysmen e dyte te sezonit te fundit.