Ka provuar te luaje prej disa vitesh ne “Champions League” dhe kjo tashme eshte nje pervoje e madhe per te, megjithate nga viti ne vit, Esmeralda Franja po perballet me surpriza nga me te ndryshmet.

E sivjetmja solli fillimisht ballafaqimin me Ferencvarosh dhe eliminimin e tij dhe kjo ka bere qe ne turin e dyte, shorti ta perballe Vllaznine me nje emer te madh si Juventus.

Kapitenia e Vllaznise e pyetur nga mediat sot nese do te kete ndonje menyre te veçante per t’i motivuar neser shoqet e ekipit, eshte shprehur:

“Nuk besoj se vajzat kane nevoje per ndonje motivim te veçante neser. Vete emri i Juventusit me te cilin do te ndeshemi, eshte nje motivim ekstra per ne. Por padyshim qe do t’i flasim per te bere me te miren sepse objektivi jone edhe per te synuar kalimin ne 16-shen e Europes”.

Per te ndjekur te plote prononcimin e kapitenes Franja dhene sot per mediat, klikoni linkun e meposhtem: