Qe prej javes se kaluar, kane nisur ndeshjet e Kupes se Shqiperise ne volejboll dhe ekipi i femrave te Vllaznise siç kemi bere te ditur, ndodhet ne grupin B sebashku me ekipet e Tiranes, Partizanit dhe Pogradecit. Vajzat shkodrane e kane nisur kete kompeticion duke e humbur takimin e pare, ate ndaj Partizanit ne shifrat 0-3.

Nderkohe diten e sotme, saktesisht ne oren 14:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ekipi kuqeblu do te luaje ndeshjen e rradhes, ate ndaj Pogradecit. Ky i fundit siç kemi bere te ditur tashme drejtohet nga trajneri shkodran Besnik Lisha dhe po ashtu edhe ai ka pretendimet e veta.

Ne prag te kesaj ndeshje, ka dhene nje interviste per mediat kapitenia e ekipit Klodeta Zhivani e cila eshte shprehur: “Ndeshjen e rradhes e kemi ndaj Pogradecit ne fushen tone. Padyshim qe eshte nje ndeshje e veshtire sepse kundershtari ka treguar se ka edhe ai pretendimet e veta, por ne do te synojme fitoren dhe me perkushtim besoj se do ia dalim.

Ne kompeticionin e kupes jemi ne nje grup shume te veshtire ku perpos Pogradecit jane edhe Tirana e Partizani, skuadra keto shume te forta dhe pretendente si ne kupe ashtu edhe ne kampionat. Megjithate Vllaznia do te mundohet te beje me te miren e saj ne çdo ndeshje dhe ndaj çdo kundershtari”.

Kujtojme qe per kete ndeshje do te rikthehet serish ne pankine trajnerja Nora Deda e cila pas nje periudhe shkeputje si rrjedhoje e paraqitjes se doreheqjes, ka vendosur te jete perseri ne krye te ekipit duke nisur nga perballja e sotme./www.shkodrasport.com/