![](https://www.shkodrasport.com/wp/wp-content/uploads/2011/12/amarildo-dimo.jpg)
Nëse në Shkodër kanë filluar ta bëjnë punë të kryer kalimin e Dimos tek Vllaznia por pritej përgjigja e kryebashkiakut- president Luka, në Ballsh mendojnë ndryshe. Ka qenë vetë presidenti i këtij ekipi Besnik Kapllanaj që pikërisht për këtë çështje, është shprehur kështu në një nga të përditshmet sportive: “Unë nuk kam dashur ta besoj se Dimo do shkojë në Shkodër edhe sepse ai ka kontratë me Bylisin dhe për më tepër është lojtari kryesor i ekipit tonë. Po ashtu kam kontaktuar edhe me drejtues të Vllaznisë dhe ata më kanë pohuar se nuk ka asgjë të vërtetë në ato çfarë shkruhet. Në kushte të tilla, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të mendoj se kjo është çështje e mbyllur dhe Dimo do qëndrojë me ne deri në fund të sezonit. Me Vllazninë po diskutojmë vetëm çështjen e Da Silvës. Thuajse jemi në fund të bisedimeve dhe ka mbetur vetëm të shohim si do realizohet lëvizja e tij, në formë huazimi për një periudhë apo në ndonjë mënyrë tjetër për interes të klubit”. Kësisoj për Dimon shkodranët duhet të heqin dorë ndërkohë që ardhja e Da Silvës kësisoj mendohet të jetë punë e kryer.
www.shkodrasport.com