Dy humbjet e fundit në kampionat, kanë trazuar ambientin në kampin e Bylisit dhe presidenti Besnik Kapllanaj u shpreh për emisionin “Pressing” se kampionati mund të vazhdojë me 9 skuadra nëse nuk merren masa.

Situata te klubi ynë është bërë e vështirë sepse ka dy ndeshje ku flasin faktet. Nuk e di as unë vetë si do të vazhdojë situata. Duke pasur parasysh që jam president, jemi familje e madhe me 5 vëllezër dhe kur marrim vendim, marrim 5 bashkë. Të them të vërtetën Bylisi ka pasur probleme edhe më parë.

Do të ishim kryesues sepse na mungojnë 13 pikë dhe ua jap me fakte. Deri më tani kemi ndjekur një politikë, duke mos folur por duke bërë analizë. Kur bëhet 2 herë rresht brenda një jave, bëhet e pakalueshme. Presim reagim nga institucioni. Shpresoj që të mblidhet dhe të merret në konsideratë ajo që ka ndodhur.

Duke parë dy ndeshjet e fundit, dua të analizohen dhe në ndeshjen e fundit them me bindje që të shihnim rastet mendoj se ka arbitrim jo padashje por tendencioz me një arbitër që nuk është hera e parë. Laver Alla erdhi me paramendim dhe ai e di pse erdhi në këtë vendim. Nuk e di nga po vijnë.

Bylisi në Europë? Bylisi ka bërë garë të ndershme dhe është “Fair Play” në çdo drejtim. Këtë e dinë të gjithë dhe ka nisur pak si keq ky vit. Normalisht ne duam të zgjidhim gjërat nga institucioni dhe dua të merren masa.

Kontakte me titullarë të insititucionit? Kemi pasur dhe do të kemi. Nuk e di çfarë do të bëhet. Mos të duket çudi që kampionati të vazhdojë me 9 skuadra. Këtu ka 10 ekipe por Bylisi nuk është ekip i paprekur. Ka ekipe që nuk preken asnjëherë. Kjo mund të ndodhë sepse Bylisi vjen nga një qytezë e vogël dhe është penalizuar shumë. Nuk kam ardhur për të folur.

Kampionati me 10 skuadra? Kërkojmë asgjë më tepër se drejtësi. Duam arbitrim korrekt dhe korrektësi do të kemi kur të merren masa. Iku ndeshja e parë, Ok. Por kjo ndeshje me Laver Allën duhet folur në detaje. Kemi bërë kallëzim në Prokurori për arbitrin dhe do të merret avokati për ndeshjen e djeshme”, tha Kapllanaj. /VipSport/