Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj ka folur për Supersport para ndeshjes së sotme ndaj Kukësit. Presidenti i ballshiotëve e pranoi se ndoshta ka gabuar me reagimet e deklaratat, por gabimet e njëpasnjëshme të arbitrave ndaj skuadrës së tij e kanë shtyrë për këtë. Sakaq, Kapllanaj theksoi se penalltinë e akorduar e më pas të anuluar ndaj Vllaznisë nuk e donte. Madje, nëse akordohej përfundimisht atëherë do i kërkonte Hidit ta humbiste qëllimisht.
Kontestimet ndaj gjyqtarëve, aplikimi i VAR në Shqipëri? “Sistemi VAR si në gjithë kampionatet europiane po jep sukses. Do i vijë koha edhe këtu e do jetë sukses. Gabime të qëllimshme apo njerëzore? Nuk them dot janë të qëllimshme. Duhet të kemi baza për këtë, jo se nuk kemi fakte. Kanë kaluar disa momente të vështira, duke filluar nda ndeshja e parë. Edhe ne njerëz jemi dhe ndoshta e kemi tepruar pak. Por, ndeshje pas ndeshje dhe ne mbushemi nga njerëzit afër nesh dhe ndoshta e teprojmë. Jam presidenti më i ri dhe për këtë meritoj komplimenta
Ndeshja e parë e fituar ndaj Kukësit me polemika? Nuk besoj se kemi fituar me diskutime por kemi fituar ndeshje pastër. Të gjitha fitoret tona janë të pastra. Kurse humbjet tona janë të diskutueshme. Dhe jam i gatshëm t’i diskutojmë me pamje gabimet në favor dhe disfavorin tonë. Jam president me përvojë dhe di të dalloj çdo gjë. Në ndeshjen e kaluar me Kukësin këtu nuk na kanë dhënë një penallti e më pas na ka dhënë tjetrin.
Vëllai juaj me i qetë? Ai ka mbajtur qëndrim shumë të mirë. Ashtu do mbaja qëndrim edhe unë po të isha në studio. Edhe unë ndaj të njëjtin mendim. Por, kur bëhen ndeshje rresht me Tiranën Teutën, Vllazninë, Skënderbeun… Me Vllazninë nuk e doja penallti dhe nëse jepej do i thoja Hidit ta humbiste. Por, në atë ndeshje kam pasur kontestim për golin e dytë të Vllaznisë pasi ka pasur faull më parë. Por, edhe ata janë njerëz dhe bëjnë gabime, shpresoj të ketë kaluar. Të ketë drejtësi, këtë kërkoj.
Dëmtimet? Që në fillim Bej u dëmtua, Selmanin një i ri po ashtu. Ymeraliaj, Ndreca po ashtu. Vinsenten e ka lënë mamaja dhe nuk mund të luaj sot, por këto janë gjëra që nuk mund t’i shmangim. Në merkaton e janarit kemi bërë disa blerje, mendoj se kemi bërë blerjet e duhura. Por, duan edhe ata kohë të përshtaten dhe do mundohemi të gjejmë mundësinë dhe kohën e duhur për t’u futur në lojë./vipsport/