Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani ka folur për Oversport pas barazimit 1-1 përballë Bylisit.
“Ishim përgatitur ndeshjen pak më ndryshe, por është e disa herë që ndëshkohemi në goditje standarde dhe më vjen shumë keq, sepse punojmë shumë në këtë aspekt. Më vjen keq që disa lojtarë nuk u përqendruan tek goli i Bylisit. Patëm edhe ne momentet tona, shpresonim të barazonim dhe të kalonim në avantazh.
Nuk jeni më një surprizë? Është e vërtetë, por duhet analizuar edhe skuadra ime. Sepse disa lojtarë kanë sakrifikuar, sepse nuk kanë qenë mirë fizikisht. Kam bërë 2 zëvendësime të detyruara. Ishim në presion, kur kundërshtari ishte më i qetë.
Rënie e kurbës? Një edicion ka kurbën e vet, por nuk mendoj që është një ulje. Kemi pasur probleme me lojtarët, me grip apo mungesat. Organika nuk ka qenë e plotë, por mendoj që i bëmë një mbyllje të mirë kësaj pjese të kampionatit dhe shpresojmë që në vitin 2023 të bëjmë akoma më mirë”, ka thënë Kapllani.