Opinion nga Arian Sukniqi*

Pas një lëngate të gjatë nje lis gjigant u rrëzua duke legjitimuar goditjen e një sëpate te pabesë e cila pa meshirë shkeputi nga pyjet e rrallë të Shqipërisë sime mjeshtrin Zhega. E shkëputi sigurisht për ta drejtuar drejt parajsës ndonëse ai qëndronte i shëndetshëm mes lisave te tjere që kjo Shqiperi i ka me pakicë. U shkëput, na iku pa e kuptuar nga duart ashtu fjalë pak e punë shumë siç natyra e kish krijuar me destinacion për të na bërë krenar për të na dhuruar emocione të rralla për të na garantuar gjithmonë kur ai ishte prezent dinjitetin, që tek shqiptarët do mbetet perhere i brishtë. Ai u largua nga gjëja që e donte më shumë jeta familja, por edhe nga Shkodra e tij ku mori mirënjohje e dashuri që me zemër të madhe ja dhuroi gjithë Shqiperisë.

Une nuk munda t’i thosha dy fjalë se ti s’dëgjoje!! Se ti o qytetar dinjitoz, ti ikonë e futbollit shqiptar vërtet u largove por yjësine tënde si rrallëkush e le në një potencial për mos tu fikur kurre. E kush nuk drithërohet nga emocionet e kujtimet kur si njomcak me njëmije halle shënoje dhe gëzoje nje popull të tërë. Futbollin e kishte kryefjalë, fair-playn e kishte kallëzues. Ti ikonë e kristaltë e sportit shqiptar vendose rekorde që çdokush do ti kishte zili. Bëre histori, vella! Ti o mbret i ajrit siç do të percaktone shtypi i kohës, shokove një Irlandë të Veriut të tërë me mrekullinë e golit tënd, por dhe Ajaksit apo Krujfit i tregove se fati i tij i vetëm ishte se lindi në Hollandën e mundësive të mëdha. Mrekullitë e tua nuk mbaruan kurrë si futbollist. Po kush nga shqiptarët bëri xhiron e botes mediatikisht si ju kur ishit trajner i përfaqësueses në ndeshjen me Gjermaninë kur vetëm tronditja në fund e një goli ju kujtoi se ju ishit trajneri dhe jo futbollisti në fushë dhe s’kishit pse behëshit qull nga shiu. Përjetimet e mëdha ndodhin tek gjenitë dhe gjenialiteti i tyre kthen në pluhur çdo sakrificë. “Baba – më thonte vajza tek me shihte që i ulur prane kompjuterit – çfarë është ky shkrim për këtë mjeshtër? Kush është Din Zhega, pse po shkruan? Pse është nga qyteti yt?”. Mu desh t’i shpjegoja vajzës sime 16 vjeçare se talenti i tij i dha gëzime nje trishtim te pergjithshëm të kohës. Në fundin e tij nuk i pashë shkodranët e mi të ishin prezentë, doja të ishin aty qindra mijëra ta përcillnin djalin e Shkoder Loçes sepse ai shkriu jetën dhe i dha kënaqesi atëherë kur kënaqësia quhej axhitacion e propagande. Ishim shume pak në atë respekt. E pra ky gjeni, vlerë e shtuar e Shkodres tonë meritone që Shkodra mbarë ta përcillte, nji karajfil e meritonte prej gjthkuj qe veten shkodran e quan! Qytetari Zhega! Simboli i Shqiperisë me rranjë shekullore.

Profesor i dashur qoftë i lehtë dheu që do të mbajë dhe jam i bindur o gjeni, se mirësia, kontributi e gjenialiteti yt edhe në Boten e pertëjme do të mirëkuptohet. Yllësia jote fuqishëm do të kontriubojë në të mirë të futbollit shqiptar
*Autori është profesor-doktor dhe koreograf i mirënjohur