Ka shëtitur në disa skuadra dhe së fundi është ndalur tek Kastrioti. Aty ku bashkë me trajnerin Samuel Nikaj dhe shkodranët e tjerë Alis Boci, Denis Dyca, Ergi Borshi e Erkan Spahija, e kanë dërguar këtë skuadër në vendin e parë në renditje dhe konsiderohet si pretendentja krysore për ngjitjen në Superligë.
Abaz Karakaçi duket i kënaqur me kontributin që po jep tek kjo skuadër dhe jo më kot është aty sepse dëshiron të jetë gjithnjë protagonist dhe asnjëherë futbollist i dorës së dytë. Prandaj në “Star Sport” ka deklaruar “Nuk jam mësuar të jem ndonjëherë rezervë. Kudo ku kam luajtur kam qenë titullar dhe i vlerësuar. I tillë jam edhe tek Kastrioti aktualisht”. Karakaçi është rritur tek Akademia Vllaznia, ka qenë pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë në sezonin 2011-12, më pas ka kaluar tek Partizani, Ada, Butrinti, Luftëtari, Apolonia, Tërbuni, Besëlidhja dhe sëfundi është stabilizuar tek Kastrioti. Por me një veçori: kudo ku ka luajtur në këto ekipe ka qenë titullar dhe për këtë ai ndjehet titullar.
© shkodrasport.com