Nevil Dede nuk do të jetë më trajner i Elbasanit. Tekniku 49 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin, siç u njoftua vetë edhe nga klubi bardheblu.

Pas këtij njoftimi, në rrjetet sociale ka reaguar ish-kapiteni i Elbasanit, Abaz Karakaçi. Ky i fundit u largua nga Elbasani disa javë më parë. Ish-kapiteni verdheblu ka reaguar në rrjetet sociale pas largimit të Nevil Dedes nga posti i trajnerit.

“Ka një zot lart që shef dhe vendos çdo gjë në vendin e vet”, shkruan Karakaçi në Instagram. Kjo lë të kuptohet se arsyeja e largimit të tij nga kampionët e Kategorisë së Parë ka qenë pikërisht Dede, me të cilin duket se mesfushori ka prishur marrëdhëniet.