Lajme te mire per karateisten lezhjane Mikela Skandaj. Nenkampionia e Europes do te jete pjesmarrese edhe ne Europianin e ardhshem dhe kete gje ia ka konfirmuar trajneri i saj, qe eshte njekohesisht edhe trajner i kombetares italiane.
Mikela ne fakt e priste kete konfirmim dhe ai tashme ka ardhur. Sportistja me origjine nga Lezha e dinte se do te merrte pjese ne kampionatin e 14-te Europian qe do te zhvillohet ne Varsavia te Polonise ne muajin tetor sepse ka shume kohe qe ka nisur pergatitjet per te.
14 vjeçarja do te marre pjese per te tretin vite rresht ne Kampionatin Europian te karatese, fale talentit dhe rezultateve te shkelqyera qe ka arritur keto vitet e fundit fale pasionit dhe vullnetit te hekurt qe ka per t’u stervitur.
Karriera e saj e shkelqyer ka bere qe Mikela te ndjehet komode dhe e sigurte drejt objektivit per te qendruar ne nivele te larta. Kujtojme se kjo sportiste morì pjese per here te pare ne kampionatin Europian ne vitin 2022 duke zene vendin e dyte dhe duke u shpallur nenkampione Europet per here te pare.
Ndersa vjet perseriti suksesin ne France duke mbrojtur titullin nenkampione Europet, por dhe duke rrembyer tre medalje, nje te argjente individuale e dy te bronzta me skuadren e saj. Kujtojme qe ne total Mikela Skandaj deri tani ka fituar plot 59 medalje, konkurron ne peshen 60 kg kata e kumite./www.shkodrasport.com/