Ne Itali ka nisur prej dy ditesh Kupa e Botes ne sportin e karatese dhe pjesmarrese per here te pare ne te do te jete edhe nje sportiste shqiptare. Behet fjale per talenten lezhjane Mikela Skandaj. Siç dihet ajo eshte nenkampione e Europes ne fuqi dhe si rrjedhoje do te kerkoje suksesin edhe ne kete event me te rendesishem.

Skandaj perfaqeson serish Italine edhe ne kete kompeticion boteror (ngaqe Shqiperia ende nuk po kujtohet per te). Lajmin e pjesmarrjes se saj ne keto gara e ka bere te ditur gazeta veroneze “L’Arena” e cila i ka bere edhe komplimentet e duhura kesaj sportisteje pikerisht per suksesin e arritur ne Europianin e zhvilluar ne Poloni.

Ne lidhje me kete pjesmarrje te Mikeles ne kete Kupe Bote, ne kontaktuam babain e saj- Angjelinin, i cili na ka folur shkurtimisht ne lidhje me kete gje duke thene se ajo eshte shume e lumtur qe merr pjese per here te pare ne nje event kaq te rendesishem boteror.

Megjithate mesohet se edhe shorti eshte treguar aspak bujar me karateisten me origjine nga Lezha duke e vendosur ate ne te njejten vazo me sportiste te tjera te moshave nga 15-18 vjeçe (Mikela eshte vetem 15 vjeçe). Kuptohet qe me nje short te tille do te jete shume e veshtire per te tentuar futjen ne zonen e medaljeve, por gjithsesi ajo do te tentoje te beje me te miren e mundshme ne keto gara.